Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Starton Kategoria e Tretë, tifozët e Këlcyrës akuzojnë stafin teknik: Të paaftë, bashkia mos të investojë qëndrimin në këtë ligë

Shkruar nga NEWSPORT
Starton Kategoria e Tretë, tifozët e Këlcyrës akuzojnë

Kategoria e Tretë ka startuar sot zyrtarisht nga puna. Është luajtur ndeshja e parë mes Këlcyrës dhe Albanëve, ku këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin 1-0. Pas takimit, kanë reaguar tifozët e Këlcyrës që akuzojnë publikisht stafin teknik për zgjedhjet e bëra.

Ata theksojnë se Bashkia nuk duhet të investojë më sepse është e pamundur ngjitja në Kategorinë e Dytë. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, tifozët e Këlcyrës shkruanin:

“Ka startuar zyrtatisht kampionati I Kategorise se Trete. KF Kelcyra ndeshjen e pare e ka zhvilluar kunder ekipit te Albaneve. Si zakonisht eshte ndertuar nje ekip qe me ate cfare kane dhene ne fushen e lojes ka qene nje ekip medioker. Mos prisni qe te kete nje ekip pretendente per te tentuar kalimin me Kategorine e Dyte. Duke pare formacionin qe ka zbrit ne fushe nuk ka asnje futbollist nga Kelcyra.

Pse? Sepse stafi teknik nuk I preferon futbollistet vendas por preferon te grumbulloj mercenar midis tyre dhe afrikan.Sepse me keta abuzohet me lehte. Nuk e kuptojme pse Bashkia Kelcyre financon akoma ekipe fantazme duke ditur qe ky staf e rrezoji nga kategoria nje vit me pare. Kelcyriotet nuk kane nevoje per ekipe fantazme. Kelcyriotet kane nevoje per perfaqesim dinjitoz. Mo's te harrojme qe pergjegjesia kryesore  i takon  Bashkise Kelcyre e cila si zakonisht nuk reagon dhe pse ekipi  Ka disa kohe qe po shkaterrohet!”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga