
Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova është i ftuar në në emisionin Proçesi Sportiv në Top Channel, ku ka bërë një analizë për situatën e krijuar në Greqi mbrëmjen e djeshme mes PAOK-ut dhe AEK-ut.
"Me ne nuk krahasohen fare, ne jemi të butë. Ata kanë pasur gjithmonë futboll. Problemi aty është që shteti nuk komandon dhe nuk kontrollon. Ata janë shumicë, nuk janë "Guerrilsa". Kjo çështja e armës më duket kot se mund ta ketë patur me leje. Nuk kanë polici të fortë. Nuk ka të krahasuar futbolli jonë dhe ai grek. Në Greqi policia nuk komandon dot turmat. I di trukimet, i di të gjitha", është shprehur Starova.
Poll