
Ishte planifikuar seancë analize, por ajo që ka ndodhur te skuadra e Bristol City do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve. Ekipi anglez ishte mbledhur për të parë rastet e lojës kundër Ipsëich. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 dhe trajneri donte t'i tregonte lojtarëve se ku gabuan. Por, në momentin që u hap televizori, u shfaq një kanal me filma erotikë.
I gjithë stafi dhe futbollistët s'i mbanin dot të qeshurat. Por, nuk mbaroi me kaq. Kur tentuan ta ndërronin kanalin, ai kishte ngecur. Pas shumë përpjekjesh nuk u arrit që të kishte një zgjidhje. Në fund u konkludua se dikush ishte futur te frekuencat e klubit të tyre duke lënë të fiksuar kanalin erotik.
Poll