Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Basha te Partizani dhe stadiumi i ri, flet drejtori Rama: Nuk e kam idenë, stadiumi do të jetë gati....

Shkruar nga NEWSPORT
Basha te Partizani dhe stadiumi i ri, flet drejtori Rama: Nuk e kam idenë,

Migjen Basha u përfol ditët e fundit në media se mund të jetë një afrim i Partizanit gjatë merkatos së verës. Një foto me 4 titullarët e klubit të kuq bëri që mediat të aludonin për një afrim të tij në kryeqytet. Në një prononcim për mediat ditën e sotme ka folur dhe drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama që mohoi të ketë një tratativë me Bashën. Gjithashtu drejtori i Partizani foli dhe për çështjen e stadiumit.

"Kemi identifikuar disa lojtarë dhe po shikojmë të përforcohemi aty ku kemi më shumë nevojë. Unë e kam fokusin te lojtarët e rinj, por rritja cilësore dhe Championse League kërkon ndërthurje me ekesperiencën. Basha? Shiko, unë e di që këta djem janë të mrekullueshëm dhe e kanë bërë këtë gjë për ta afruar mes tyre. Basha është një lotjarët më të vjetër në kombëtare dhe unë e kam pëlqyer shumë. Foton e Trashit e kam parë në gazetë dhe nuk e kam idenë".

Stadiumi i ri? Dëshirojmë shumë që sezonin tjetër të luajmë në stadiumin tonë, por duhen parë edhe ecurit e punimeve. Kam besim te premtimi i presidentit Demi që ne do të kemi shumë shpejt stadiumin tonë dhe të gjithë dëshirojmë që të luajmë aty ndërsa e rëndësishme t'i luanim te "Arena Kombëtare", u shpreh Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga