
Këtë fundjavë do të luhet ndeshja e parë në stadiumin "Gjirokastra" për këtë sezon, i cili është i pari përpara publikut gjirokastrit. Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i fushës, po ashtu edhe i dhomave të zhveshjes apo shërbimeve të ndryshme.
Kjo ka bërë që klubi bluzi sot të zbresë për herë të parë në ambientet e rikonstruktuara. Para një publiku të gjerë, trajneri Milinkoviç ka zbritur të tijtë në fushën e re, e cila është inauguruar me seancën e parë stërvitore që është zhvilluar para pak orësh.
Të shtunën do të jetë dhe takimi i parë zyrtar në Gjirokastër, ku skuadra vendëse do të presë Partizanin. Hyrja për publikun do të jetë falas, ndërsa mësohet se do të ketë të ardhur dhe nga qytetet e tjera për këtë sfidë.
[gallery columns="1" size="full" ids="50696,50695,50694,50693"]