
Tottenham ka fituar mbrëmjen e sotme, derbin e madh me Chelsea-n, me rezultatin 3-1. Ekipi i drejtuar nga Maurizio Pochetino, hyri në fushën e lojës si një uragan dhe në vetëm 16 minuta loje, e gjeti veten në epërsi të dy golave. Delle Alli në të 8-tën dhe Kane në të të 16-tën, ishin ata që i dhanë një rezultat të sigurt "Spurs-ave".
Në pjesën e dytë ishte koreano-jugori, Son që i çoi shifrat në 3-0. Olivier Giroud në minutën e 85-të, shënoi një gol vetëm për statistikë. Kjo ishte humbja e parë e Chelsea-t këtë sezon dhe në këtë mënyrë ekipi i drejtuar nga Sarri, zbret në vendin e 4-të me 28 pikë, shtatë më pak se vendi i parë, që është Manchester City.
Poll