Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Zbehet” festa e kualifikimit, 5 futbollistë “shuplakë” Sylvinhos para Anglisë (ÇFARË PO NDODH?)

Shkruar nga NEWSPORT
“Zbehet” festa e kualifikimit, 5 futbollistë
Kombëtarja shqiptare

Fitorja 1-0 e Kombëtares shqiptare në Andorra, i dhuroi Shqipëri kualifikimin e parë historik në “Pllay-Off”-in e një Kupe Bote. Një ndeshje e luftuar dhe shumë e rëndësishme, e cila realizoi qëllimin minimal të kuqezinjve, që ishte vendi i dytë në grupin K.

Por pas kësaj sfide një tjetër duel mjaft i rëndësishëm na pret ditën e nesërme. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të presë Anglinë në “Air Albania”, duel që starton në orën 18:00 dhe është i fundit në fushatën kualifikuese të Botërorit.

Por festa e kualifikimit është “zbehur” tashmë te Sylvinho. Kjo pasi 5 futbollistë i kanë dhënë një “shuplakë” para duelit me Anglinë.

Saktësisht bëhet fjalë për Mario Mitajn, Juljan Shehun, Rey Manajn, Arlind Ajetin dhe Nedim Bajramin, të cilët rrezikojnë të humbasin duelin e “Play-Off” nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Anglisë.

Kjo bën me “dhimbje të forta koke” brazilianin, i cili do të “kryqëzonte gishtat” që diçka e tillë të mos ndodhe dhe futbollistët të mos bëjnë ndërhyrje ose veprime që mund t’i dënonin dhe që rrjedhimisht të humbisnin duelin e “Play-Off”.

Poll

Lexo gjithashtu