Gianni De Biasi
Shqipëria do të luajë një ndeshje mjaft interesante ndaj Anglisë në “Air Albania”. Kuqezinjtë do të sfidohen me “Tre Luanët” në orën 18:00.
Në mbështetje të kuqezinjve do të jetë edhe ish-trajneri. Gianni de Biasi do të jetë në mbështetje të Kombëtaren në këtë përballje, me italianin që tashmë prej disa orësh ka mbërritur në “Air Albania”.
Siç dihet De Biasi ka shkruar historinë me Shqipërinë në Euro 2016, ku kuqezinjtë luajtën për herë të parë në një turne të tillë. Madje siguruar edhe një fitore ndaj Rumanisë me shifrat 1-0, ku goli vendimtar i atij takimi u shënua nga Armando Sadiku, por që nuk mjaftoi për të vazhduar më tej në Europianin e Francës.
Poll
