
Kombëtarja tashmë vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Italinë. Seanca stërvitore e pasdites në Kaiserau ishte e veçanta, pasi ishte e hapur për të gjithë tifozët shqiptarë dhe jo vetëm, për të ndjekur nga afër një seancë të plotë stërvitore të Kombëtares shqiptare.
Pavarësisht kushteve atmosferike tifozët shqiptarë ishin të shumtë dhe qëndruan deri në fund për të ndjekur nga afër stërvitjen e kuqezinjve nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho.
Tifozët mjaft të entuziasmuar që po ndiqnin nga afër “idhujt” e tyre, nuk nguruar në asnjë moment t’iu kërkoni foto, autografe dhe fanellat. Një atmosferrë mjaft pozitive mes tifozëve dhe lojtarëve të Kombëtares para nisjes së Euro 2024.
Kujtojmë se dueli me Italinë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.