Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

UEFA cakton arbitrat e ndeshjes me Ukrainën, drejtësia i besohet një portugezi të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA cakton arbitrat e ndeshjes me Ukrainën, drejtësia i besohet
Ukrainë - Shqipëri

Kombëtarja luan sfidën e fundit për këtë edicion të Nations League kundër Ukrainës. Siic tha dhe presidenti Duka në fjalën e tij, ky takim i ngjan një finaleje pasi fatet e vendit të parë varen nga kjo sfidë.

Ndeshja luhet përsëri në Tiranë dhe Kombëtarja synon vetëm 3 pikët. Gjyqtarët për këtë sfidë janë caktuar. UEFA ka bërë me dije emrat që do të vendosin drejtësi në një ndeshje që pritet të jetë shumë e rivalizuar për vetë rëndësinë që ka.

Arbitër kryesor do të jetë një emër i njohur i arbitrimit, Joao Pedro Pinheiro. Luzitani është një arbitër me “bagazh” që ka arbitruar edhe në Europë, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtaresh.Portugezi referohet gjithnjë në sfida të nivelit të lartë në Primeira Liga, liga portugeze. Ndërkohë që edhe ndihmësit e tij janë nga Portugalia.

4 arbitra nga vendi iberik do të mbajnë drejtësi në takimin Shqipëri-Ukrainë që luhet në datën 19 nëntor, ora 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga