
Kombëtarja shqiptare mbylli ndeshjet e tetorit në mënyrën më të mirë. Fitorja në Serbi me shifrat 0-1 në kuadër të kualifikueseve të Botërorit dhe “pokeri” përballë Jordanisë në “Air Albania”, treguan një formë të mirë të kuqezinjve.
Ndërkohë që për herë të parë pas këtyre dy fitoreve, në rrjetet sociale ka reaguar “truri” i këtij ekipi, trajneri Sylvinho. Tekniku brazilian flet me fjalë zemre, duke motivuar “djemtë” e tij që të vazhdojnë përpara.
Postimi i Sylvinhos:
Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por falë përpjekjes, performancës, përkushtimit dhe punës në skuadër të gjithsecilit.
Vazhdojmë përpara kështu… gjithmonë me shpirt dhe zemër. Forca Shqipëri!
View this post on Instagram