Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Tradhtoi” Shqipërinë për Zvicrën, “zhduket” Adrian Bajrami  

Shkruar nga NEWSPORT
“Tradhtoi” Shqipërinë për Zvicrën,
Adrian Bajrami

Adrian Bajrami nuk do të jetë më një futbollist i Kombëtares Shqiptare. Mbrojtësi i cili ishte pjesë e listës së Sylvinhos për duelet e këtij muaji, ditën e djeshme vendosi të “braktis” Shqipërinë për Zvicrën.

Një vendim që padiksutim ka “irrituar” tifozët shqiptarë dhe që ka surprizuar të gjithë. Lajmin e këtij vendimi të shqiptarit e bëri të ditur FSHF-në në një komunikatë zyrtare, duke treguar më pas edhe për ndryshimet e listës.

Por ende nga vetë protagonisti nuk ka një reagim mbi këtë vendim. Në rrjetet e tij sociale Bajrami nuk ka asnjë reagim, ndërsa nëse i hedhim një sy llogarisë së tij, mban ende në disa postime foto kur luante me Kombëtaren shqiptare.

Padiskutim që të gjithë tifozët shqiptar, por jo vetëm presin një reagim nga 23-vjeçari për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi mjaft surprizues. Kujtojmë se Bajrami me fanellën e Kombëtares A ka luajtur në 3 ndeshje, të gjitha miqësore.

Ka debutuar ndaj Estonisë më 13 qershor 2022, ku qëndroi në fushë për 90-të minuta, ndërsa në miqësoren me Italinë ka luajtur 19-të minuta, teksa ndaj Armenisë gjithashtu ka zhvilluar ndeshjen e plotë.

“Tradhtoi” Shqipërinë për Zvicrën,
 
“Tradhtoi” Shqipërinë për Zvicrën,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu