Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tjetër miqësore për Kombëtaren në “Air Albania”, FSHF ZYRTARIZON ndeshjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër miqësore për Kombëtaren në “Air
Shqiperia U-21 - San Marino

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të Kombëtares U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.

Poll

Lexo gjithashtu