
Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva
Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.
Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doviva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.
Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.
Poll