Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Test” para Letonisë, kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë kundër Gjibraltarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Test” para Letonisë, kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin
Kombetarja shqiptare

Ditën e sotme Komnbëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Gjibraltarin. Sfidë kjo që do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në “Europa point stadium” në Gjibraltar.

Sylvinho në këtë përballje do të “testojë” disa futbollistë, teks kjo sfidë do t’i shërbejë si një “test” para Letonisë. Madje në këtë përballje mund të debutojnë edhe disa lojtarë, si Cristian Shpendi, Enis Çokaj apo Maldini Kacurri, të cilët janë grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren A.

Siç dihet prej ditësh ekipi ka zhvillur përgatitje intensive në Malaga dhe tashmë duket gati për këtë përballje. Padiskutim që kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, e cila do të shërbenjte si një motiv për duelin me Letoninë.

Poll

Lexo gjithashtu