Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tërheqja nga Kombëtarja, FSHF mesazh Lenjanit: Faleminderit për kontributin

Shkruar nga NEWSPORT
Tërheqja nga Kombëtarja, FSHF mesazh Lenjanit: Faleminderit për
Ermir Lenjani

Ermir Lenjani ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Ai tërhiqet pas 10 vitesh plot emocione dhe arritjesh me “Kuqezinjtë”.

Federata në një prononcim të fundit ka shprehur falenderimet për kontributin e dhënë nga mbrojtësi i krahut. Federata Shqiptare e Futbollit shprehet konkretisht : “10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falenderimeve”.

Lenjani tashmë në moshën 35 vjeçare aktivizohet në radhët e ekipit zvicerian Schaffhausen që militon në divizionin e dytë zvicerian, “Challenge League”. Dikur ai ka luajtur për ekipe cilësore si Nantes, Rennes, Sion e Grasshoppers.

Ermiri ka mbrojtur ngjyrat “Kuqezi” për 21 takime dhe ka shënuar 2 gola. Kujtojmë atë gol të rëndësishm ndaj Danimarkës në inagurimin e “Elbasan Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga