Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Sylvinho po monitoron Shpendin", presidenti Armand Duka me nota pozitive për lojtarët e Serie A: Asllani të rri tek Interi, është momenti i tij

Shkruar nga NEWSPORT
"Sylvinho po monitoron Shpendin", presidenti Armand Duka me nota
Armand Duka

Presidenti Armand Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘SportItalia’, një media italiane fokusuar tërësisht sportit.

Duka ka folur për ecurinë në Ligën e Kombeve apo edhe lojtarë të Kombëtares që po ecin shkëlqyeshëm në vendin apenin.

“Ishte një grup i ekuilibruar, shumë i luftuar, si asnjë grup tjetër në Ligën e Kombeve. 4 skuadra ishin në garë deri në sekondën e fundit për vendin e parë ose të fundit. Nëse do të kishim shënuar kundër Ukrainës mund të ishim të dytët direkt. Më duhet të them se fati nuk ishte me ne në Nations League. Besoj na kanë penalizuar lëndimet e shumta.

Kristjan Shpendi luajti për Kombëtaren U-21. Është rritur shumë tani. Sylvinho po e monitoron. Padyshim është një nga lojtarët që premtojnë shumë. Jam shumë i lumtur që Shpendi po shënon gola për klubin e tij në Itali.

Asllani është një futbollist i madh. 22 vjeç ende, por kur flet me të duket sikur është më i rritur. Jam i bindur që duhet të vazhdojë tek Interi. Është momenti i tij. Asllani është mjaft i pjekur për të qenë titullar tek zikaltërit. Inzaghi do t’i jap shumë mundësi, jam i bindur.”, u shpreh presidenti i Federatës, z.Armand Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga