Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Sylvinho na motivon shumë”, Berat Gjimshiti "paralajmëron" Italinë: E nisim me “këmbën” e mbarë

Shkruar nga NEWSPORT
“Sylvinho na motivon shumë”, Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp për të analizuar duelin me Italinë. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund dhe është e para për kuqezinjtë që nisin kështu rrugëtimin e tyre në Euro 2024.

Kapiteni ka deklaruar se pavarësisht vështirësisë, kuqezinjtë do të japin maksimumin për të marrë pikë ndaj “axurrëve”. Për shumë lojtarë kjo përballje do të jetë e veçantë, pasi luajnë në Serie A, ndërsa mbrojtësi i Atalantës thekson se diçka të tillë duhet ta shfrytëzojë ekipi ynë për të marrë rezultat pozitiv.

“Ndeshje me Italinë për të kalaur grupet? Sigurisht që janë 3 ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Kjo është një motiv për të ndryshuar rrugëtimin. Ishalla e nisim me këmbën e mbarë dhe të na motivojë për të vazhduar më tej.

Duel me Sçamacan. A keni biseduar me të? Sçamacan e njoh shumë mirë. Nuk kam folur dhe hera e fundit kur kam diskutuar me të ishte pas fitores në Europa League. Nuk janë me rëndësi Gjimshiti – Sçamaca, por Shqipëria kundër Italisë.

I kemi parë paraqitjet e Italisë në miqësore? Jemi përgatitur dhe i kemi parë ndeshjet e tyre në miqësore. Trajneri na ka treguar se ku duhet të bëjmë kujdes dhe kush janë pikat e tyre të forta.

Komunikimi me lojtarët? Është shumë e thjeshtë të kuptohemi me njëri-tjetrin pasi ne flasim shqip dhe prindërit tanë janë rritur në Shqipëri. Edhe pse kemi jetuar në një vend tjetër, ne jemi rritur me traditat dhe zakonet shqiptare.

Ishte një sukses fitimi i Europa League dhe ndeshja ndaj Italisë është shumë e rëndësishme se si do ta nisim këtë duel.

Çafrë bën diferencën pas ardhmjes së Sylvinhos? Ne e kemi parë që Sylvinho ka sjellë shumë entuziazëm. Kemi punuar shumë dhe Sylvinho po na motivon shumë. Siç dihet ka qenë një lojtar shumë i madh dhe ka dhënë më të mirën e tij. Ne kemi marrë shumë komplimenta për punën e tij, ku ka bërë shumë mirë me ne”, ka theksuar kapiteni i kombëtares shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga