Kombëtarja është shumë pranë një arritje historike, vendi i 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botërorit 2026”, çka i mundëson fazën “play-off”.
Ky “mision” kalon nga ndeshja Andorra – Shqipëri, e cila do të zhvillohet nesër, duke nisur prej orës 20:45. Interes më vete përbënë edhe formacioni. Nuk prietet të ketë surpriza në portë dhe mbrojtje.
Thomas Strakosha konsiderohet për trajnerin brazilian i “paprekshëm” në katërkëndësh, për të vijuar me kuartetin Hysaj-Ajeti-Gjimshiti-Mitaj. Kristjan Asllani do shërbejë si “lidhëse” ndërmjet prapavijës dhe mesfushës.
Julian Shehu nuk diskutohte në 11-shen bazë. Dilema më e madhe përkon mes Medon Berishës dhe Nedim Bajramit. Duhet thënë se Sylvinho është “besnik” i Bajramit, por forma e shkëlqyer prej Berishës jep “sinjale” pozitive në favor të mesfushorit 22-vjeçar. Hoxha dhe Broja pritet të kontribojnë në linjat e sulmit, kurse Rey Manaj si qendërsulmues.
