Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho me “5 yje” te Shqipëria, Polonia “mision i pamundur” vetëm në “letër” (PRECEDENTËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho me “5 yje” te Shqipëria, Polonia “mision i
Sylvinho

Trajneri Sylvinho ka 32 ndeshje që drejton Shqipërinë, ndërsa fati do e “përplas” ndaj rivalit që e nisi këtë aventurë, kundër Polonisë në Varshavë.

Në “letër”, fitorja kundër polakëve në fushën e tyre, duket shumë e vështirë, gati në trajtën e “misionit të pamundur”, e cila vlen për fazën “play-off’, Kupa e Botës 2026. Janë 5 precedentët ku Sylvinho i ka shtangur të gjithë me Shqipërinë, pavarësisht se janë parë inferiore nga analistët apo bastoret.

Zanafilla përkon me Poloninë në Tiranë, e fituar 2 – 0 nga kuqezinjtë, për të vijuar me Republikën Çeke 3 – 0 (kualifikueset e Europianit 2024).

Kombëtarja nuk u ndal me kaq, mposhti Ukrainën në transfertë 2 – 1. Triumfi me Gjeororgjinë në Tbilsis 1 – 0 krijoi befasi (Liga e Kombeve). Por fitorja më e madhe dhe historike e Shqipërisë nën urdhërat e Sylvinhos erdhi në Leskovc, karshi Serbisë me golin e Rey Manaj, 1 – 0 (kualifikueset e Botërorit 2026).

Pesë precedentë që tregojnë se me Sylvinhon dhe këtë grup lojtarësh në përfaqësuese, gjithçka mund të arrihen, madje edhe “ëndrra amerikane” që kalon përmes Varshavës.       

 

Poll

Lexo gjithashtu