Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho bën disa ndryshime, debutime te kuqezinjtë ndaj Jordanisë (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho bën disa ndryshime, debutime te kuqezinjtë ndaj
Kombetarja shqiptare

Në orën 19:00 të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë “sy e veshë” nga “Air Albania”, aty ku Shqipëria do të luajë ndaj Jordanisë. Një ndeshje miqësore mes skuadrave, por që vlen shumë për kuqezinjtë, të cilët do të synojnë fitoren për t’u ngjitur në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Për këtë përballje priten ndryshime të shumta në formacion. Sylvinho do të ndryshojë disa futbollistë, duke iu dhënë më shumë minuta atyre të stolit, të cilët nuk kishin mundësinë të luanin ndaj Serbisë.

Në këto kushte, ndaj Jordanisë pritet të ketë edhe debutime me fanellën kuqezi. Nga minuta e parë pritet të debutojë Klisman Cake, i cili me shumë gjasa mund të marrë vendin e Arlind Ajetit në qender të mbrojtjes.

Ndërkohë në portë si titullarë pritet ta nisë Dajsinani, ndërsa në repartin e mbrojtjes bashkë me Caken do të jenë Gjimshiti, Balliu dhe  Mitaj. Në mesfushë do të rreshtohen Berisha, Asllani, Ramadani, ndërsa në repartin e avancuar do të pozicionohen Asani, Hoxha dhe Daku që do të udhëheq sulmin.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Cake, Gjimshiti, Mitaj, Berisha, Asllani, Ramadani, Asani, Daku, Hoxha. Trajner: Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu