Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Stërvitja e parë me mungesa, 3 futbollistë pritet t’i bashkohen sot Kombëtares në Barcelonë

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitja e parë me mungesa, 3 futbollistë pritet t’i
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare pasditen e djeshme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë për duelin me Andorrën. Kuqezinjtë kanë nisur kështu përgatitjet për këtë sfidë, e cila është shumë e rëndësishme dhe delikate.

Sylvinho në seancën e parë starvitore kishte disa mungesa. Thomas Strakosha, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku nuk ishin pjesë e ekipit, ndërsa të 3 futbollistet pritet t’i bashkohen gjatë ditës së sotme.

Siç dihet Kombëtarja do të vazhdojë seancat stërvitore në Barcelona deri para sfidës me Andorrën. Përballje kjo që do të luhet ditën e enjte në orën 20:45 në transfertë.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në gruppin K dhe ka arritur të grumbullojë 11 pikë pas 6 javësh.  

Poll

Lexo gjithashtu