Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Soucek ishte në markimin tim gjithë kohës", Asllani tregon vështirësitë e sotme: Kapa shumë pak topa sot

Shkruar nga NEWSPORT
"Soucek ishte në markimin tim gjithë kohës", Asllani
Kristjan Asllani

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se 1 pikë sot në stadiumin Kombëtar. Kombëtarja u nda në një 0-0 me Çekinë dhe tani përqendrohet në sfidën e fundit të Nations League me Ukrainën.

Në intervistën pas ndeshjes ka folur mbi këtë sfidë lojtari i Interit, Kristjan Asllani.

“Nuk gjeja dot hapësira. Soucek më vinte nga mbrapa si ndeshjen e kaluar me Çekinë. Besoj se kapa shumë pak topa në këtë sfidë. Trajneri Sylvinho më bërtiti dhe më tha se a duhet të vij unë të marr topin tek mbrojtësit. Çekia është shumë e fortë, por të paktën morëm një pikë dhe tani mednojmë për sfidën e radhës.

Unë i fus topat brenda gjithmonë. Unë organizoj lojën. Kisha një kundërshtar 1 me 1 dhe bëra aq sa munda. Nuk ëshët e mnundur të vertikalizoj gjithmonë pasi është shumë e rrezikshme.”, u shpreh Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga