
Shqipëria dhe Spanja do të luajnë sonte në orën 21:00 takimin e fundit të tyre në grupin B. Spanja e ka siguruar kualifikimin si vend i parë, teksa Kombëtarja kuqezi shpreson te një rezultat pozitiv për të besuar.
Para ndeshjes foli Ervin Skela për Klan TV. Ishi i Kombëtares shqiptare shprehu emocionet duke e mbyllur me besimin se Shqipëria e fiton ndeshjen.
"Këto djem na kanë bërë kaq shumë krenarë. Unë flas për të gjithë djemtë e Kombëtares, ne nuk e përjetuam dot. Këto djem na bëjnë shumë krenarë. Ne nuk dëgjojmë dot gjysmë metri. Me këto tifozë e kemi fituar Europianin tonë. Ka ardhur momenti që Shqipëria të bëjë hapin tjetër. Me Kroacinë duhet ta kishim fituar ndeshjen. Dhe sot mendojmë të mundim Spanjën, kush do e kishte menduar para disa viteve? Unë mendoj se po luajmë në Shqipëri dhe jo Dyseldorf. Me një ndryshim me Balliun, mendoj se trajneri ka menduar meqë luan në Spanjë. Shpresoj shumë që ne të jemi shumë kompakt se Spanja dihet që është ekip jashtëzakonisht shumë mirë me topin. Trajneri ka parë me Kroacinë që Manaj bëri mirë. Spanjollët do mbajnë topin, por duhet të kemi kujdes me vertikalizimet e tyre. Takova Strakoshën dhe Ramadanin që më pëlqejnë shumë me shpirtin e tyre luftarak. 1 me 0 për Shqipërinë”, u shpreh Skela.