
Fitorja e fundit e Shqipërisë U-21 ndaj Zvicrës në po të njëjtën grupmoshë përkon me vitin e kaluar. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 në Luzanë. Ndërsa bilanci i përgjithshëm flet për për “Helvetët” me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Në prag të kësaj ndeshje miqësore, ka folur edhe trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi. Ai ndër të tjera ka thënë se Zvicra është në të njëjtën nivel me Gjermaninë U-21, ndërsa i konsideron të tijtë shumë të rrezikshëm në mbrojtje dhe kundërsulm:
“Zvicra është i njëjti nivel si Gjermania. Është një ekip që ne e kemi mundur para një viti. Mendoj se ekipi është më i konsoliduar tani. Kemi krijuar një identitet si ekip. Mbrohemi në bllok të mesëm ose të ulët shumë fort dhe kundërsulmojmë shumë shpejt. Duhet të jemi më shumë ndëshkues me kundërshtarin në ato mundësi që na jepen”.