
Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në “Grupin e Ferrit” me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho ia kanë dalë t’i befasojnë të gjithë pasi ndalën Kroacinë me barazimin 2 me 2.
Madje kuqezinjtë mund të shkonin dhe më tej, pasi si ndaj Kroacisë dhe me Italinë ishin të parët në avantazh. Me 3 gola të shënuar në total, mbeten pas përfaqësuese si Anglia dhe Franca.
Shqipëria aktualisht është te 3 më të mirët e Europianit për golat e shënuar. Vendin e parë e mban Gjermania me 7 gola dhe Zvicra me 4.
Në kuotën e 3 golave janë disa përfaqësuese bashkë me Shqipërinë. Turqia, Spanja dhe Rumania kanë shënuar po kaq gola.
Poll