Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria do të sfidojë Andorrën, por kërkon “nder” nga Anglia për “ëndrrën” amerikane

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria do të sfidojë Andorrën, por kërkon
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme këtë javë. Fillimisht kuqezinjtë të enjten do të duelojnë në transfertë me Andorrën, ndërsa ditën e dielë do të presin Anglinë në “Air Albania”.

Por përballja me Andorrën konsiderohet delikate dhe 3 pikët për kuqezinjtë janë “jetike”. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Sylvinho është i dënuar vetëm për fitoren ndaj ekipit nga Andorra, për të shkuar më afër ëndrrës amerikane.

Ndërkohë do të kryqëzojnë gishtat që Anglia të fitojë ndaj Serbisë, dhe një kombinim i tillë do të bëntë që Shqipëria të siguronte kualifikimin në “Play-Off” që ditën e enjte. Kjo do ta bënte që dueli me Anglinë në “Air Albania” të luhet vetëm për statistikë. Më pas festa do të ishte e gjitha legjitime për kuqezinjtë.

Nëse ky skenar nuk ndodh të enjten, gjithçka do të mbetej për të dielën, ku kualifikimi do të bëhej edhe më i vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu