
Kombëtarja shqiptare
Pritjes i vjen fundit. Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht rrugëtimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në orën 20:45 në “Wembley” kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Anglinë.
Një përballje shumë e rëndësishme dhe mjaft delikate për ekipin tonë që do të kërkojnë një rezultat pozitiv që ta nisë me këmbën e mbarë këtë rrugëtim. Braziliani prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet me ekipin.
Të gjithë në Kombëtare janë optimist dhe besojnë se ndaj “Tre Luanëve” të Thomas Tuchel mund t’i surprizojnë në shtëpinë e tyre. Futbolli është i paparashikueshëm dhe tashmë ne besojmë dhe shpresojmë se do të festojmë pas 90-të minutave në Londër.
Poll