Në renditjen e FIFA-s të publikuar së fundmi vihet re se Kombëtarja ka përftuar 2 pozita dhe është e 65-ta në rang botëror si dhe Kosova ka thyer akordin e saj me këtë listë duke kapur majën më të lartë që kur është aderuar në FIFA dhe UEFA.
Mirëpo, në këtë listë për shembull mund të shikohet dhe regresi i ukrainasve. Kombëtarja e Ukrainës që është një kundërshtar i “Kuqezinjve” në grup vjen në vendin e 25-të në renditje, sigurisht më lart se ne. Por ajo që shqetëson mediat lindore është se futbolli ukrainas po bie ndjeshëm. Kombëtarja “e verdhë” ka humbur një pozitë, një numër i ulët zhvendosjeje, po pasoja?
Si pasojë e sfidave të tetorit që e kanë lënë në fund të baltës. Kombëtarja e Federatës së Shevcenkos kishte 2 ndeshje radhazi “në shtëpi” pasi luan në Poloni dhe ishin 6 pikë që do të thonin shumë. Mirëpo, vetëm Gjeorgjia u mund kurse çekët dolën kockë e pathyeshme.
Gazetarët sportiv në Kiev kërkojnë kthesën në nëtor, pasi kujtojmë që ish-shteti sovjetik udhëton për në Tiranë dhe sigurisht Federata jonë nuk do të dojë të lëshojë terren në FIFA, por do të kërkojë nga Sylvinho vazhdimin e ngjitjes në rank-listën.