Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Serbia s’do të ketë surpriza”, Gianni de Biasi flet si shqiptari ‘Gani Abazi’: Sonta na pret sfidë vendimtare!

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbia s’do të ketë surpriza”, Gianni de Biasi flet
De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur në prag të ndeshjes që kuqezinjtë tanë do të luajnë përballë Andorrës në transfertë. Në një intervistë të dhënë për "Euronews Albania", tekniku italian është ndalur tek shanset për “play-off”, duke mos lënë pas as trajnerin aktual, brazilianin Sylvinho.

“Sonte na pret një ndeshje vendimtare, dhe me shumë gjasa Shqipëria do të jetë e dyta në grup, për t’u fokusuar pastaj tek ndeshja ndaj Anglisë, që nëse përfundohet me fitore, do të ishte një festë për të gjithë. Është kënaqësi të jem këtu. Ky është një moment feste që më rikthen në Shqipëri dhe më kujton kohën që kalova këtu.

Nuk besoj se do të kishte nevojë për këshilla nga ana ime për Botërorin. Kombëtarja ka bërë atë që duhej dhe ishte jashtëzakonshme fitorja në Serbi, që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët në botë. Sylvinho ka arritur shumë, edhe pse ndoshta nuk ka bërë ndeshje të mrekullueshme, por jemi këtu ku jemi.

Anglia është shumë më e fortë se Serbia dhe nuk besoj se mund të ketë surpriza. Por shpresoj që Shqipëria të fitojë me Andorran, ashtu si Anglia me Serbinë. Shqipëria mund të fitojë 2-0 ndaj Andorrës, ndërsa Anglia 2-0 kundër Serbisë”, u shpreh De Biasi.

Poll

Lexo gjithashtu