Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Serbia ka lojtarë me kualitet në çdo rol”, Ajeti përpara sfidës: Të jemi profesionistë dhe të marrim tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbia ka lojtarë me kualitet në çdo rol”, Ajeti
Arlind Ajeti

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje ku do të sfidojë Serbinë në transfertë. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

Si është përgatitja e kësaj sfide në aspektin emocional për këtë takim, ndaj një kundërshtari që historia na ka lidhur më shumë jashtë futbollit?

Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Ne mundohemi t’i shohim të gjitha si ndeshje futbolli. Të jemi profesionistë dhe të marrim tre pikë, ai është synimi. Ndeshja do jetë e vështirë si në aspekt futbolli dhe emocionalisht.

Cilat janë pikat e forta të Serbisë në sulm, çfarë ambienti prisni atje?

Besoj që Serbia në çdo rol ka futbollistë të mirë me cilësi të lartë. Kanë në sulm lojtarë si Mitrovic shumë i fortë. Vlahovic ka pasur ndeshje të mira me Juventusin. Do i analizojmë çdo lojtarë dhe shpresoj të jemi të përgatitur.

Në “Air Albania” bëtë mirë, a do jetë e vështirë të mbani portën e paprekur dhe atje?

Sigurisht atje do jetë më e vështirë. Çdo ndeshje jashtë është më e vështirë, atje nuk do kemi tifozët tanë mbrapa. Do japim maksimumin si në çdo ndeshje.

Jeni lider me Gjimshitin në mbrojtje, çfarë këshille i jepni sulmuesve?

Këshilla nuk duhet t’i japim ne, shpresojmë që këto raste që i kemi t’i shfrytëzojmë. Do provojmë të mbajmë portën e pastër, sulmuesit e dinë vetë çfarë bëjnë”, u shpreh Ajeti.

Poll

Lexo gjithashtu