
Sylvinho pak ditë më parë rinovoi kontratën me FSHF, ku do të qëndrojë në krye të kombëtares deri në dhjetor të vitit 2025. Projekti i brazilianit te kuqezinjtë vazhdon dhe tashmë të gjithë presin se si do të vazhdoja avenutura e 50-vjeçarit në stolin e Kombëtares pas Euro 2024.
Sigurisht që pas Kampionatit Europian ekipi ka fituar eksperiencë dhe siguri, ku tashmë pa frikë do të kërkojnë të mposhtë kundërshtarët e Nations League. Pikërisht për këtë turne ka nisur menjëherë punën braziliani.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Sylvinho ka nisur të bëjë gati planin, të cilin do ta nisë ta zbatojë në shtator, kur edhe nisin sfidat e Nations League. Në listën e 50-vjeçarit pritet të ketë shumë surpriza.
2 risi priten për sfidat e para në Nations League, emrat e lojtarëve ende nuk bëhen të ditur. Ndërkohë me shumë gjasa Sylvinho do të rikthejë në Kombëtares Keidi Baren dhe Myrto Uzunin. Lënia e tyre jashtë Euro 2024 shkaktoi shumë zhurmë, por tashmë braziliani kërkon ndihmën e tyre.
Gjithashtu pritet të konfirmohet sërish Medon berisha. Performanca e tij në ato pak minuta të dhëna në miqësore dhe Euro 2024 kanë bindur 50-vjeçarin për t’i besuar sërish dhe prania e tij do të shtonte konkurencën në mesin e fushës.
Kujtojmë se objektivi kryesorë i Kombëtares në Nations League është të përfundojë e para në grupin, ku ndodhet së bashku me Ukrainën, Republikën Çeke, dhe Gjeorgjinë.