
Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars. Në të dyja takimet, kuqezinjtë u mposhtën, fillimisht nga Kili me shifrat 3-0 dhe më pas nga Suedia me shifrat 1-0.
Humbje këto që “dhembin”, pasi skuadra jonë ka zbritur në renditje e re të FIFA-s që është publikuar ditën e sotme. Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie me 2 pozicione.
Nga vendi i 64-të muajin e kaluar, tani renditet në vendin e 66-të me 1375 pikë. Ndërkohë nga krahu tjetër Kosova nuk ka ndryshuar. “Dardanët” kanë fituar 1-0 kundër Armenisë dhe më 26 mars u mposhten 2-0 nga Hungaria.
The latest #FIFARanking is here! ????
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 4, 2024
Poll