
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka treguar edhe skenarin që do aplikohet në UEFA nëse i besohet kandidaturës Shqipëri-Serbi organizimi i Europianit të 21-vjeçarëve.
Sipas tij, ndeshjet do luhen në dy vendet, ndërsa e sigurtë është se finalja do të luhej në Tiranë.
“Të gjithë e dinë që ajo është kombëtarja e shqiptarëve, nuk është kombëtarja e shtetit shqiptar, këtë e kemi thënë disa herë, do të vazhdojë të jetë kështu në politikën dhe strategjinë tonë me dyer të hapura për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Unë e shoh si kontribut qoftë personal, qoftë edhe të FSHF-së, si një qelizë e jetës shqiptare për të shkuar Shqipëria në Europë. Nëse futbolli ka një kontribut pozitiv këtu, unë janë vërtet i lumtur. Çdo gjë ka një risk. Nëse nuk do risk, mos dil prej shtëpisë. Kështu që kampionati do të bëhet, do të jetë i suksesshëm dhe unë uroj që të kemi sukses edhe me ekipin tonë. Dhe ne do të marrin pjesë për herë të parë në një kampionat me Kombëtaren e Shpresave U21. Finalja nuk është përcaktuar. Eshtë për t’u përcaktuar. Nëse fitohet e drejta e organizimit të Europianit 2027, më pas përcaktohet se ku do të luhet hapja dhe ku do të luhet finalja. Në njërin nga vendet do të luhet ndeshja e hapjes dhe në tjetrin finalja. Por desha të them që, nëse sot vendoset organizimi, finalja është në Tiranë. Sepse i vetmi stadium më i përshtatshëm është ky i Tiranës. Unë besoj se është Tirana, se ka stadiumin më të mirë. Tetë skuadra do të luajnë këtu, tetë skuadra do të luajnë atje. Duke menduar dhe logjikuar, apo edhe për pragmatizëm, më mirë ta kemi një kampionat europian apo më mirë mos ta kemi? Po kthehem edhe unë te kritikat, mos bëjmë asgjë që të mos kemi asnjë kritikë” përfundoi presidenti Duka.