Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Pjesë e listës së Kombëtares, futbollisti kuqezi nuk 'mposht' dëmtimin dhe lë në 'baltë' Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e listës së Kombëtares, futbollisti kuqezi nuk
Keidi Bare, Klaus Gjasula dhe Elseid Hysaj

Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Edhe pse mesfushori kuqezi ishte në listën e grumbullimit që kishte vendosur Sylvinho, mesfushori nuk e mposht dot dëmtimin.

Është trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez që ka treguar për gjendjen e Bares. Ai thotë se mesfushori shqiptar nuk po kryen as stërvitje, teksa grumbullimi me Shqipërinë nuk mund të mendohet.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, është shprehur trajneri i Zaragozës.

Edhe pse shansi i erdhi, duket se fati nuk donte që Keidi Bare të vishte fanellën kuqezi, gjë të cilën për herë të fundit e ka bërë në muajin mars. Kështu, 27-vjeçari do të mungojë edhe në sfidat kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga