
Elseid Hysaj
Mbrëmjen e sotme kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për një transfertë të vështirë ku do të përballet me Serbinë. Sfida me këta të fundit do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit.
Pikërisht në këtë sfidë të rëndësishme si kjo, Elseid Hysaj është gati të hyjë në historinë e kombëtares shqiptare. Në rast se mbrojtësi shkodran del në fushë ndaj Serbisë sonte, do të barazonte rekordin e Lorik Canës si lojtari me më shumë paraqitje për kuqezinjtë.
Ish-kapiteni i kombëtares regjistron 92 paraqitje, ndërsa Hysaj deri më tani 91 të tilla. Gjasat janë të mëdha që mbrojtësi i Lazios të luajë sonte kundër serbve, gjithashtu pritet të luajë dhe në ndeshjet e nëntorit.
Poll