
Pas Dortmundin tashmë radhën e ka Hamburgu. Ashtu si në sfidën ndaj Italisë edhe ndaj kroacisë mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe. Dueli me kroatët do të luhet ditën e nesërme në orën 15:00.
Tifozat Kuq e Zi do të jetë të shumtë në numër, teksa tifogrupi më i madh i Kombëtares ka zbuluar edhe itinerarin që do të ndjekin për në stadiumin “Volksparkstadion”. Ky i fundit ka një kapacitet prej 49 mijë vendesh.
“Të dashur anëtarë,
Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në përballjen me kampionët të fuqi, Italinë.
Të mërkurën aventura jonë vazhdon me qytetin e Hamburgut, aty ku djemtë tanë do të kenë përballjen e radhës kundër Kroacisë.
Ju njoftojmë që vendtakimi i TKZ-së përpara ndeshjes do të jetë në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumëall, në adresën:
https://maps.app.goo.gl/MnuGGBqAaM769Uvs6?g_st=ic
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend.
Rrugëtimi që do të ndjekim:
????Nisemi nga vendtakimi “Jan-Fedder-Promenade”
???? Marshim deri te stacioni Landungsbrücken.
???? Marrim S-bahn S1 me drejtim Ëedel dhe zbresim ne Othmanschen.
???? Nga stacioni Othmanschen marrim shuttle bus që na dërgon deri në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg” në adresën “Sylvesterallee 7, 22525“
E përjetshme Shqipëria! ????????”, shkruhet në postimin e tifozave kuqezi.
View this post on Instagram