Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e futbollistëve të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e
 

Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League. Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.

Përgatitjet finale vijojnë deri në prag të sfidës dhe gjatë kësaj pasditeje, Kombëtarja shqiptare ka dorëzuar listën zyrtare e 23 lojtarët me të cilët duhet të paraqitet në stadium ku Agim Zeka ishte i ‘sakrifikuari’ i sotëm i cili do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat.

Me listën e lojtarëve janë dorëzuar edhe numrat zyrtar që futbollistët kanë përzgjedhur për këto 2 sfida. Shumë ndryshime duke parë edhe mungesat e lëvizjet e shumta në organikë. Thomas Strakosha është numri 1 i Kombëtares duke zëvendësuar kështu përfundimisht Etrit Berishën.

Marash Kumbulla ‘trashëgon’ 5-ën e Lorik Canës, ndërsa Ardian Bajrami merr 6-tën e kapitenit Gjimshiti. Arbër Hoxha zgjedh numrin 8 që u la i lirë nga Gjasula, ndërsa Uzuni merr 11-tën që së fundmi e mbante Broja në Europian.

NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e
 
NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e
 
NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e
 
NUMRAT/ Shumë ndryshime në fanellat kuqezi, zbuloni zgjedhjet e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga