Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Nuk guxon", Rraklli kritik me Sylvinho:Në kohën tonë i kemi shënuar 2-3 gola Gjermanisë!

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk guxon", Rraklli kritik me Sylvinho:Në kohën tonë i
Altin Rraklli

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli ka qenë kritik me mënyrën se si ka menaxhuar Silvinjo ekipin kuqezi në muajt e fundit.

“Nuk kemi mundur që të kapim në befasi rivalët pasi Silvinjo nuk ndryshon skemë. Luajnë po të njëjtët lojtarë me po të njëjtën skemë dhe për këtë motiv jemi shumë të lexueshëm. Edhe në Nations League mendoj se rivalët na kanë përballuar pasi ka kanë studiuar dhe na i kanë marrë mirë masat. Unë mendoj se Silvinjo aktivizon shumë lojtarë, të cilët janë më të aftë të mbrojnë se sa të sullmojnë ky është një problem pasi e gjejmë më shumë vështirësi golin. Unë mund të them se në kohën tonë ne arrinim që të shënonim 2-3 gola kundër një ekipi si Gjermania pasi Astrit Hafizi më aktivizonte mua së bashku me Iglin (Tare) dhe Bushin. Ai guxonte dhe aktivizonte tre sulmues të pastër. Ne pësonim, por edhe shënonim gola”, tregon Altin Rraklli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga