
Indrit Tuci u gradua për herë të dytë si titullarë në kombëtaren shqiptare.
Besim për të cilin sulmuesi shpreson t’ia ketë shpërblyer trajnerit Silvinjo, teksa pas sfidës së barazuar me Çekinë, ai pranoi se dëshiron të jap më të mirën dhe të tentojë akoma dhe më shumë për të gjetur golin.
“Ishte një lojë e vështirë sepse loja e çekëve, është që të ndjek ndonjëri. Është shumë e vështirë për të gjetur hapësira. Kur bën 2-3 pasime të krijon më shumë raste dhe disa herë dolën në situata të tilla. Do të ndihmosh ekipin sa më shumë dhe nuk ke energji për të dalë në sulm. Mendoj se duhej të isha më shumë në fazën në sulm, sepse janë mesfushorët dhe mbrojtja për të mbrojtur. Doja të isha më shumë në ndihmë të skuadrës. Goli do të vij, por më e rëndësishme është ajo që merr ekipi. Trajneri më ka besuar dy herë nga fillimi, shpresoj t’ia kem shpërblyer. Nuk e prisja grumbullimin në ndeshjen muajin tetor, por më jep besim që trajneri shpreson dhe beson tek unë. Do të jap gjithmonë 100% tim” përfundoi Tuci.