
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm:
Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.
Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.