Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Në Poloni e marrin "lehtshëm" Shqipërinë, mediet polake në delir: Short ëndrrash, opsion fantastik

Shkruar nga NEWSPORT
Në Poloni e marrin "lehtshëm" Shqipërinë,
Poloni-Shqiperi

Menjëherë  pas zyrtarizimit të  kundërshtarit me të cilën do të luajë Shqipëria e cila përkon me skuadrën e polakëve, ka ardhur edhe reagimi nga këta të  fundit. Në mesin e 16 skuadrave të cilat ishin në short, dyshja Shqipëri-Poloni është një duel në të cilin jo pak herë e kemi ndjerë  “shijen” e konkurrencës së njëri-tjetrit në fushë .

Por megjithatë media polake “Onet.Pl” e kanë  cilësuar si fillim shortin e bërë si një  “short ëndrrash” ndërsa ekipin kuqezi si “opsionin e dytë më të mirë në gjysmëfinale”. Duke nënkuptuar kështu që nuk ndihen edhe aq të rriskuar nga Kombëtarja jonë.

Të tjera media siç është  “WP.pl” e kanë mbajtur shkrimin e tyre me më shumë  objektivitet por pa “lënë në  hije” fitoret e tyre ndaj Shqipërisë . Ndërsa nën rreshta kuptohet qartë se ata janë  “sy e vesh” drejt përballjes.

Pak por e sigurtë, përballja Shqipëri – Poloni, statistikisht ishte e pritshme për shkak dhe të vetë  formulës, mbetet për t´u parë  debutimi i të dyjave skuadrave, të  cilat e konsiderojnë sfidën shumë të  rëndësishme për “jetëgjatësinë ” e tyre në  Botërorin e 2026.

Poll

Lexo gjithashtu