Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Ëndrra vazhdon”, Duka krah Infantinos reagon në rrjetet sociale: Kjo Kombëtare ka zemër dhe di të kalojë kufijtë, na priftë e mbara!

Shkruar nga NEWSPORT
“Ëndrra vazhdon”, Duka krah Infantinos reagon në rrjetet
Armand Duka - Gianni Infantino me Kupen e Botes

Armand Duka ishte i pranishëm në Zyrih për të parë nga afër shortin për fazën “Play-Off”. Padiksutim që emocionet kanë qenë të mëdha për presidentin e FSHF-së, i cili u pa shumë i buzëqeshur me “fatin” që goglat rezervuan për Kombëtaren shqiptare.

Shqipëria “peshkoi” Poloninë, me duelin e parë mes tyre që do të luhet më 26 mars  në transfertë. Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojnë me sukses këtë rival, atëherë në finalen e “Play-Off” dot ë duhet të sfidojnë fituesine çiftit Ukrainë – Suedi.

Pikërisht për këtë dhe çfarë e pret Kombëtaren ka reaguar Duka në rrjetet sociale. Në një postim, kreu i FSHF-së ka shkruar se ëndrra e madhe e shqiptarëve vazhdon dhe ky ekip është gati për çdo sfidë. Ndër të tjera nënvizon se ky ekip dit ë kalojë kufijtë, pasi ka zemër e shpirt luftarak.

“Para këtij trofeu nis edhe ëndrra jonë e madhe!

Nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë e lehtë, por kjo skuadër di si të shtyjë kufijtë. Fillimisht Polonia, pastaj fituesi mes Ukrainës dhe Suedisë dhe ne jemi gati për çdo sfidë. Kjo Kombëtare ka zemër, ka besim dhe ka gjithe popullin shqiptar pas vetes.

Na priftë e mbara!”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu