Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshje “jete” në Varshavë, ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata zbulon pikë e dobët të Polonisë: Defekte në…

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje “jete” në Varshavë, ish-kapiteni i Kombëtares
Rudi Vata

Rudi Vata ka luajtur rol të rëndësishëm te Kombëtarja mes viteve 1990-2000, madje duke iu besuar edhe shiriti i kapitenit. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptar ka analizuar kundërshtarin e fazës “play-off” në gjysmëfinale, madje duke zbuluar edhe pikën e dobët te Polonia:        

“Mendojë se tani është prova e së vërtetës. Këto dy teste finale që na dërgojnë në Botëror. Na vërtetojnë forcën si Kombëtare. Ndeshjen e fundit kundër tyre kemi fituar 2 – 0. Në aspektin moral, jemi shumë më lart.

Ama, Polonia ka një histori të jashtëzakonshme në futbollit botëror. Ata janë shumë të organizuar dhe shumë të përgatitur. E konsideroj përfaqësuese shumë të fortë. Deri në mars, Shqipëria ka mundësit maksimale për t’u përgatitur. Futbollistët tanë e dinë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.

Nuk duhet të harrojmë, në të tilla takime, kërkohet të shënojmë gol dhe për këtë na nevojiten lojtarët me formën më të mirë. Shpresojë se Broja, Uzuni dhe Hoxha të jenë në ditën e tyre më të mirë. Jemi një grup në rritje, kemi bërë një eliminatore shumë të mirë.

Kemi lënë mbrapa një kundërshtar serioz në futbollin botëror si Serbia. Jam i bindur, tifozët shqiptar do të jenë të shumtë në Varshavë. Dy betejat që na fusin në një valle që nuk e kemi kërcyer asnjëherë. Mos të harrojmë, polakët kanë dalë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Si popull, ata janë shumë krenarë. Kanë prodhuar gjithmonë yje. Jemi një Kombëtare e barabartë me Poloninë në aspektin e kualiteteve. Strategjia jonë ndaj tyre do tregojë shumë, por ka kohë deri në mars.

Kam luajtur kundër polakëve me Shqipërinë, bilanci nuk është pozitiv. Nëse i referohemi situatës aktuale, mbrojtja e Polonisë ka defekt, nuk janë të shpejtë. Me lojtarët tanë në vijën e sulmit mund të jemi shumë efikas, nëse godasim në momentin e duhur”.          

Poll

Lexo gjithashtu