Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Moment i vështirë për lojtarin e Kombëtares, reagon trajneri që e mbështeti: Është lojtar i kalibrit botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Moment i vështirë për lojtarin e Kombëtares, reagon trajneri
Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje Mirlind Dakun, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Për dënimin e marrë ka reaguar dhe Ismet Munishi. Një prej trajnerëve shqiptarë që lobon më së shumti në mbështetje të Dakut, e ka këshilluar së fundmi si të reagojë.

"2 lojë për gabimin euforik. Pranoje me qetësi dhe dinjitet. Ti do të na dhurosh shumë momente fantastike akoma. Akoma nuk keni parë asgjë nga Daku, lojërat më të mira akoma nuk i ka luajtur, ai është zemra më e mirë se të gjithë ju që e kritikoni. Mirlind Daku është lojtar i kalibrit botëror, do të bindeni miqtë e mi. E përjetshme është Shqipëria”, u shpreh Munishi.

Kujtojmë se dënimi erdhi për shkak të thirrjeve që Mirlind Daku drejtori kundër Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri(2-2).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga