Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Moment i bukur dhe historik”, Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
“Moment i bukur dhe historik”, Sylvinho në “qiellin e
Sylvinho

Sylvinho ka folur për “Supersport” pas fitores me Andorrën. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarëve, me gol të Kristjan Asllanit.

Një triumf i cili na siguroi edhe kualifikimin për herë të parë në histori në një “Play-Off” të Kupës së Botës. Pas sfidës ka theksuar se:

“Situata me Brojën, çfarë folët në dhomat e zhveshjes? Një natë e mrekullueshme dhe historike për të shijuar arritjen në “Play-Off”. E pashë që ishte i mërzitur dhe kam folur vetëm pak me ekipin. Të gjithë kanë vuajtur ndaj Andorrës.

Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (i referohet fitores së Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe.  

A mund ta luajmë “Play-Off”-in siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.

Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.

Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për “PLkay-Off” pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjëve.

Poll

Lexo gjithashtu