Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mision janë 3 pikët, Kombëtarja shqiptare niset drejt Andorrës

Shkruar nga NEWSPORT
Mision janë 3 pikët, Kombëtarja shqiptare niset drejt
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare pasditën e djeshme zhvilloi edhe seancën e dytë stërvitore në kuadër të sfidës me Andorrën. Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sa i takon përgatitjeve, Sylvinho në seancën e djeshme fatmirësisht kishte të gatshëm të gjithë futbollistët dhe grupi i ekipit ishte i plotë. Kuqezinjtë fillimisht iu nënshtruan disa ushtrimeve në palestër, teksa më pas zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

Ndëkohë ditën e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Andorrës, ku do të akomodohet në një hotel afër stadiumit ku do të luhet ndeshja. Ndërkohë në orën 17:00 Sylvinho dhe një nga lojtarët e Kombëtares do të dalin në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur për përballjen me Andorrën.

Dhe në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore për sfidën me Andorrën. Siç dihet kjo përballje është shumë e rëndësishme për kuqezintjë, të cilët janë të dënuar vetëm për fitoren, e cila nëse kombinohet me një humbje të Serbisë ndaj Anglisë do t’u siguronte kualifikimin për në “Play-Off”.

Poll

Lexo gjithashtu