
Lucas Fendrich
Shqipëria do të luajë ditën e sotme ndaj Jordanisë dhe ekipet do të sfidohen për herë të dytë në histori. Një duel interesant që do të startojë në orën 19:00.
Për këtë përballje UEF aka caktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë në Tiranë. Një skuadër arbitrash nga Zvicra do të vendosin drejtësi në sfidën mes Kombëtares shqiptare dhe Jordanisë.
Kryesorë do të jetë Lucas Fendrich, i cili ndihmohet nga Jonas Erni dhe Nicolas Myler. Arbitër i 4-të do të jetë Juxhin Xhaja. Ndërkohë kryesori nuk është një emër i panjohur për kquezinjtë, pasi i ka gjykuar edhe ndaj San Marinos në kualifikueset e Kupës së Botës 2022, sfidë e fituar nga kuqezinjtë me shifrat 5-0.
Poll