
Berat Gjimshiti
Kombëtarja shqiptare u mposht nga Anglia me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës. Në fund të këtij takimi, kapiteni i kuqezinjve Berat Gjimshiti doli në prononcim për mediat.
“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit.
Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti.
Poll