Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Mbyllëm një cikël fantastik”, Alban Bushi: Për brezin e ri na duhet shumë punë, ju tregoj se si e binda Besar Gudjufin

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbyllëm një cikël fantastik”, Alban Bushi: Për
Alban Bushi

Alban Bushi doli në konferencën për shtyp për të folur për lojtarët e grumbulluar për sfidat e ardhshme që Kombëtarja U-21 do të luajëë. Trajneri i kuqezinjve të vegjël tregoi edhe dallimet mes brezit të futbollistëve që kanë mbyllur rrugëtimin e tyre me këtë grupmoshë dhe atyre që janë aktualisht në ekip.

Ndër të tjera zbuloi edhe lojtarin që do t’i bashkohet kuqezinjve ditën e sotme, i cili luan në Maqedoni dhe ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Besar Gudjufin, i cili luan me Shkupin në Maqedoni.

Çfarë prisni nga ndeshjet miqësore me Moldavinë? Këto sfida i shpërbejnë shumë stafit teknik për të parë lojtarët. Kemi krijuar një grup impakt. Kemi lojtarë të rinjë, aktualisht nuk luajnë në nivele të larta, por luajnë me ekipe të mëdha. Nuk dua të përmend emra. Kemi edhe futbollistë që nuk kanë luajtur më parë me grupmoshat dhe na kanë zgjedhur. E them me bindje, janë lojtarë të mirë.

Besar Gudjufi? Besari ka zgjedhur Shqipërinë për të luajtur. Për pak orë do të jetë me në në hotel. E falenderojmë shumë që na zgjodhi ne. Unë kam patur vazhdimisht bisedime me prindërit e tij.

Brezi i U-21 në krahasim me ata që e mbyllën rrugëtimin e tyre? Ai që është mbyllur ka qenë një nga brezat më të mirë. Si në karakter, cilësi dhe lojë. 2004-2005 nuk është brez shumë i mirë, por do të punojmë shumë për t’u përmirësuar. Do të skautojmë shumë për të përzgjedhur më të mirën, siç dihet kemi probleme në repartin e mbrojtjes. Ka pak mbrojtës dhe duhet të punojmë shumë fort për të gjetur mbrojtës qendre dhe krahu.

Fushata që u mbyll sa i rëndësishëm është për të ardhmen? Ka qenë një grup shum ë i mirë dhe kjo më kot shumica janë në ekipin A. Disa prej tyre kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia. Çdo lojtar që flet shqip ne e tentojmë, pastaj do te shikojmë nëse do të përputhen me kërkesat tona. 1 apo 2 vite ata do të jenë faktorë në ekipin A.

A ka emra që kanë refuzuar Shqipërinë? Po të thosha jo do të gënjeja. Fakti që luajmë në kampionatin europian dhe kjo do na ndihmojë të na zgjedhin. Ne mundohemi t’i bëjmë pjesë tonën. Niveli i U-21 është rritur shumë dhe bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë. Duhet të ndërtojmë një ekip shumë të fortë dhe solid”, përfundoi Bushi. Kujtojmë se Shpresat do të luajnë ndeshje miqësore ndaj Moldavisë më 15 dhe 19 nëntor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga